Kryetari i opozitës Lulzim Basha është nisur drejt Thumanës.
Kjo vizitë emergjente lidhet me dëmet e shumta të shkaktuara nga tërmetet e forta të mëngjesit të sotëm.
Në Thumanë deri më tani janë konfirmuar edhe dy viktima, të cilat janë nxjerrë nga rrënojat. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe qindra persona, të cilët janë dërguar kryesisht në spitalin e Durrësit dhe atë të Tiranëës.