Vapa e korrikut dogji Vlorën/ Mbi 70 raste të zjarreve, të regjistruara brenda muajit

schedule11:05 - 23 Korrik, 2024

schedule 11:05 - 23 Korrik, 2024

Mbi 70 raste zjarresh janë regjistruar që nga fillimi i muajit korrik në Vlorë.

Sipas shërbimit zjarrfikës zjarret kanë qenë thuajse të përditshme, ndikuar edhe nga temperaturat e larta.

Sinkron: zjarret kanë qenë të vazhdueshme. Problematike janë zjarret në Radhimë edhe në Llogara.

Problematike në këtë periudhë mbeten edhe zjarret që përfshijnë banesat apo objekte të tjera shërbimi, ku shkak kryesisht bëhen mbingarkesat elektrike.

“Ditët e shtuna dhe të diela kur një pjesë e objekteve janë pushim, kanë pasur zjarre. Një pjesë e mirë janë pakujdesia apo mos vëmendja e njerëzve që i administrojnë këto objekte”.

Për të përballuar situatën gjatë verës, shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se nevojiten më shumë mjete.

“Në total janë 7 mjete, dy janë furgonë, vetëm një është zjarrfikëse e mirëfilltë. Duhen mjete të përshtatshme.”

Zonat më problematike në Vlorë janë Radhima, Orikumi, Narta dhe parku i Llogarasë. Teksa temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!