Situata e zjarreve në Shkodër, Spahia debat me Angonin: Qeveria duhej të ishte më prezente

schedule19:54 - 8 Gusht, 2022

schedule 19:54 - 8 Gusht, 2022

Situata nga zjarret në Shkodër ka qenë kritike, veçanërisht në Bërdicë, ku tre banesa u dogjën.

Ndërhyrja ka qenë e vështirë dhe mjetet zjarrfikëse në terren janë të pakta.

Ndërkohë, prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ka thënë se situata paraqitet e vështirë edhe në Vilëz, për shkak të terrenit.

“Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë”, tha ajo.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri, atje ku është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit. Ai gjithahstu ka bërë thjirrje që qeveria të jetë më prezente.

“Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente”, ka thënë Spahia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!