Deri më tani në të gjithë vendin janë shuar 13 vatra zjarri, sipas të dhënave nga ministria e Mbrojtjes.
Më konkretisht, vatrat janë shuar në fshatin Mollas, Cerrik, në fshatin Ramanat, bashkia Durrës,në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, bashkia Malesi e Madhe, në fshatin Rrenc, bashkia Shkodër,në fshatin Risili, bashkia Vlorë , në fshatin Panaja dhe Kerkovë, bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, bashkia Lushnjë.
Siç njoftohet, në 24 orët e fundit janë angazhuar 26 mjete zjarrfikese , 99 efektive zjarrfikes, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjensia Kombetare e zonave te mbrojtura, 12 forca nga sherbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet ne nivelin qendror, 32 efektive te Forca te Armatosura dhe 20 forca te policisë se shtetit
Nga ana tjetër, zjarre aktive ka ende në Berzane në bashkinë Lezhë ku gjatë ditës së djeshme, situata agravoi në orët epasdites, megjithatë situata njoftohet se tani është nën kontroll. Ditën e sotme njoftohet se ka vijuar sërish operacioni në orët e para të mëngjesit për shuarjen përfundimtare të vatrës.
Zjarri në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbulles”, bashkia Poliçan, ku jane angazhuar kapacitetet ne nivel qarku dhe eshte arritur mbajtja jashte rrezikut te lagjeve Mema dhe Hyraj. Sot ka vijuar puna per shuarjen perfundimtare te tij.
Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, eshte aktualisht vetem nje vater e cila vijon djegien brenda perimetrit te saj me intesitet te ulet. Forcat e sherbimit zjarrfikes bejne monitorimin e saj pergjate gjithe 24 oreshit.
Jane izoluar vatrat ne Qarkun Elbasan ajo ne bashkine Prrenjas në pyll ahu në zonen e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras te bashkise Librazhd. Diten e sotme ka filluar nderhyrja nga forcat operacionale per shuarjen perfundimtare te tyre. /abcnews.al/