Situata e vështirë në Spanjë dhe ndeshja kundër Kosovës, flet Enis Bardhi

schedule16:28 - 20 Mars, 2020

schedule 16:28 - 20 Mars, 2020

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi, ka folur për Fan Zone në Supersport, aty ku me anë të një lidhje telefonike, tregoi situatën që po kalon në Spanjë, si dhe foli edhe për ndeshjen Maqedoni-Kosovë, që është shtyrë.

“Shpresoj që të gjithë njerëzit ta marrin me seriozitet këtë virus që është përhapur. Më shumë është si panik, këtu në Spanjë nuk ka asnjë lëvizje, vetëm në Supermarkete, për ushqime. Vetëm një herë ose dy herë na lejohet me dal në Supermarket. Nuk e kemi pasur më herët këtë virus, është hera e parë që na ndodh. Gjithsesi, duhet të mësohemi, pasi fillimisht vjen shëndeti. Është situatë e vështirë, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Kemi programin stërvitor, që na e ka dërguar klubi. Kemi dhe pajisjet për të kryer ushtrimet në shtëpi.

Janë ushtrime që i bëjmë çdo ditë, por ne jemi futbollistë dhe duam të kemi kontakt me topin. Çdo lojtar ka katër trajner tek ekipi, marrim analizat e tyre thuajse çdo ditë.

Besoj se u bë më mirë që u shty ndeshja me Kosovën. Nuk besoj se do të kishte të njëjtën rëndësi loja nëse do të luhej pa tifozë. Normalisht, gjithmonë kemi qejf të kemi publik në stadium dhe të tregojmë çfarë dimë të bëjmë në fushë. Me rëndësi është që u shty ndeshja, nuk e dimë ende nëse do të luhet me ose pa tifozë. Por siç e thashë, po mendojmë vetëm për shëndetin tonë, me gjërat tjera do të shohim.

Jo, nuk e kam menduar të rikthehem në shtëpi. Nuk e kam problem qëndrimin vetëm, kam jetuar vetëm prej 16 vitesh. Po tentoj të qetësoj veten, flas me familjen me video-kamer. Po shoh dhe filma dhe po bëj çdo gjë që të kaloj kohën në një mënyrë pozitive”, tha Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!