Situata e vështirë në Itali, Shevchenko e krahason me katastrofën e Çernobilit

schedule16:38 - 28 Mars, 2020

schedule 16:38 - 28 Mars, 2020

Andriy Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit dhe trajneri i Ukrainës, ka bërë një krahasim për situatën në të cilën ndodhet Italia, që është “pushtuar” nga Koronavirus. Shevchenko e krahasoi situatën në Itali me katastrofën e Çernobilit.

Në një intervistë të tij për SkySport, Sheva tha: “Kjo situatë, është shumë e ngjashme me katastrofën e Çernobilit. Unë kam jetuar jashtë qytetit dhe personalisht jam mirë. Ndodhem në karantinë prej 10 ditësh tashmë”, tha mes të tjerash ish-sulmuesi i njohur.

Në Itali, po vdesin qindra njerëz çdo ditë dhe vetëm ditën e djeshme, u ndanë nga jeta plot 969 persona nga Koronavirus. Shteti fqinj është zonë e kuqe prej shumë ditësh tashmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!