Situata e tensionuar me Lotito, Igli Tare mendon dorëheqjen nga Lazio

schedule11:40 - 5 Korrik, 2022

schedule 11:40 - 5 Korrik, 2022

Mbrëmjen e djeshme në ambientet e stadiumit të Lazios u prezantuan edhe uniformat e reja për sezonin e ri.

Në vend që të ishte një moment harmonie në skuadër, as në këtë mbrëmje nuk u zbut tensioni mes presidentit të Lazios, Lotitos dhe drejtorit sportiv, Igli Tares.

Mes fërkimeve të ndryshme të akumuluara ndër vite, shqiptari nuk e përtyp dot emërimin e Angelo Fabianit, si koordinator i Primavera dhe Lazio Women, por e konsideron si një kërcim të madh për të ardhmen.

Lotito dhe Tare duan të ndahen, por askush nuk dëshiron të bëjë hapin e parë edhe pse drejtori sportiv po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij.

Filli i kësaj mosmarrëveshje nuk dihet, por tensioni tashmë është i përhershëm dhe lamtumira është thuajse e pashmangshme.

Tare, sipas “TMW”, po mendon seriozisht për dorëheqjen e tij dhe jo vetëm për emërimin e ardhshëm të Fabianit, por edhe për marrëdhënien minimale me Maurizio Sarri , i cili sezonin e kaluar do t’i kishte kërkuar Lotitos largimin e Tares. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!