Situata e reshjeve në vend, Verdho për Abc: Nuk ka rrezik për hapjen e portave të HEC-eve

schedule15:56 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 15:56 - 11 Dhjetor, 2022

Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho ka bërë me dije për Abc se situata e HEC-eve është nën kontroll dhe është bërë një plan për menaxhimin e energjisë.

Verdho konfirmoi se nuk janë hapur portat e HEC-eve dhe as në vazhdim nuk pritet të merret një vendim i tillë, ndërsa tepricat po shkojnë në Kosovë, sipas marrëveshjes me KEK.

“Fierza është ndalur për të përballuar fluksin e lumejnjve. Po punohet me 4 agregat në Koman, me 5 agregat në Vaun e Dejës, me kapacitet të plotë. Është bërë plani i menaxhimit të energjisë për të kursyer. Fierza futet vetëm në orarët e pikut”, tha Verdho.

Ai shtoi se situata mund të përballohet edhe pa hapur portat edhe gjatë eventeve të datës 14-15.

“Nuk ka rrezik dhe nuk janë hapur portat në këtë event. Eventi i dytë që daton në datë 14-15 parashikohet që me uljen e kuotave të Vaut të Dejës, mund ta përballojmë mirë edhe pa hapur portat”, tha Verdho.

“Sot nuk është shkarkuar nga kuotat e shkarkimit dhe as në datë 14 nuk mendohet të shkarkohet. Ulja e këtyre dy liqeneve do të përballojë prurjet”, shtoi ai.

/abcnews.al