Situata e rënduar nga bora, pezullohet mësimi në disa shkolla

schedule15:43 - 9 Janar, 2019

schedule 15:43 - 9 Janar, 2019

Për shkak të bllokimeve të rrugëve rurale nga bora dhe temperaturave të ulëta, Ministria e Arsimit bën të ditur se 5 Drejtori Arsimore Rajonale në Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet kanë marrë vendim për pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore, disa shkolla në zona malore, nuk kane zhvilluar mësim.

Në total në rreth 280 shkolla kryesore në rang kombëtar, nuk ka nisur procesi mësimor pas pushimeve.

Ministria e Arsimit njofton se në shkollat, ku mësimi është pezulluar, orët e humbura  do të zëvendësohen në ditët në vijim.

Ministria e Arsimit deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e drejtorive arsimore, drejtuesit e shkollave dhe prefektët e qarqeve për monitorimin dhe ndjekjen e situatës në terren. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!