Qeveria greke zgjat bllokimin

schedule14:12 - 26 Nëntor, 2020

schedule 14:12 - 26 Nëntor, 2020

Qeveria greke ka shtyrë masat kufizuese deri më 7 dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë.

“Ka disa indikacione për zvogëlimin e numrit të rasteve. Nëse ky ritëm vazhdon, atëherë presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit do të fillojë të ulet. Atëherë ne mund të planifikojmë një kthim gradual në një lloj normaliteti. Për momentin, masat ekzistuese për koronavirusin zgjaten deri të hënën, 7 dhjetor 2020 “ , theksoi Stelios Petsas gjatë konferencës.

Ai gjithashtu theksoi se shkëmbimi i vizitave është e ndaluar. Petsas tha se zonat më të prekura janë: Selaniku, Serrat, Larisa, Magnezia, Etoloakarnania, Achaia dhe Lesvos.

“Qeveria, me ndihmën e shërbimeve speciale, po monitoron nga afër zhvillimet. Hapat e ardhshëm do të shpallen kur të ketë më shumë të dhëna për rrjedhën e pandemisë. Qëllimi mbetet një: Grekët të takohen me vaksinën në këmbë dhe të shëndetshëm dhe që nga pranvera e vitit 2021, të hapin një epokë të re për vendin tonë”, tha ai. g.v/abcnews.al