Situata e koronavirus, presidenti amerikan Trump: Brenda dy javësh qytetarëve do u shpërndahen çeqe

schedule13:27 - 18 Mars, 2020

schedule 13:27 - 18 Mars, 2020

Presidenti Donald Trump është i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalin nga kriza e krijuar si pasojë e koronavirusit më shpejt se sa mendojnë njerëzit.

Gjatë konferencës për shtyp kreu i shtëpisë së Bardhë u përpoq të shfaqej sa më optimist pavarësisht se shifray për të prekurit nga koronavirus në territorin amerikan rriten dramatikisht orët e fundit, duke kaluar më shumë se pesë mijë ndërsa viktimat janë 95

Tramp premtoi se ekonomia do të rimëkëmbet dhe se qeveria ka ndarë 850 milion dollarë për t;u përballur me krizën. Sidomos, qytetarëv do u jepet një cek ose para kesh brenda dy javësh.

Gjithashtu senati amerikan miratoi vendimin që të ketë teste falas për të gjithë ata që do të kenë nevojë. Tramp lavdëroi frymën e bashkëpunimit duke thënë se gjërat po shkojnë shumë mirë dhe se kështu do të vazhdojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!