Frenkie De Jong është përfolur shumë për një largim nga Barcelona. Katalanasit kanë nevojë për para dhe mendohet se holandezi do jetë një nga të sakrifikuarit.
Në lidhje me mesfushorin ka folur së fundmi trajneri Xavi Hernandez, i cili thekson se ka pasur edhe një bisedë me vetë futbollistin.
“Frenkie Do Jong është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua. Ai është pjesë e të tashmes dhe të ardhmes së Barcelonës.
Ne kemi pasur një bisedë së bashku dhe ai është më i qetë. Dua që ai të jetë konstant”, është shprehur trajneri i Barcelonës. / abcnews.al