Situata e Covid në Indi, Delhi pritet të lehtësojë gradualisht masat

schedule15:42 - 28 Maj, 2021

schedule 15:42 - 28 Maj, 2021

Kryeqyteti i Indisë Delhi pritet të lehtësojë masat anti-Covid, pas një bllokimi disa javor për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Vendimi i qeverisë vjen pasi vendi ka shënuar  ulje në numrin  e rasteve.

Delhi ka shënuar rritje rekord të të infektuarve duke shënuar 25,000 raste në ditë gjatë muajit Prill por ka raportuar më pak se 1,500 raste në ditët e fundit. Për këtë arsye, duke filluar nga e hëna, qeveria ka vendosur të rihapë fabrikat.

Por zyrtarët paralajmëruan se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe i kanë bërë thirrje njerëzve të vazhdojnë të respektojnë masat. Vala e dytë e Indisë ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor. Spitalet kanë pasur mungesa të ilaçeve  dhe  oksigjenit.

Vendi ka regjistruar 26 milion raste – vendi me numri më të lartë të të infektuarve pas SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!