Gjermania planifikon të zgjasë masat kufizuese të aplikuara për përhapjen e koronavirusit deri më 14 mars.
Një draft marrëveshje po diskutohet sot mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale gjermane.
Numri i rasteve të infeksionit në Gjermani ka pësuar rënie, ndërsa ka shtyrë liderët rajonalë që të kërkojnë një afat për zbutje të masave kufizuese. Por, qeveria është e shqetësuar për ndikimin e varianteve më infektuese të koronavirusit, raporton Spiegel Online.
Bisedimet kanë nisur, ndërsa sipas dokumentit, parukieritë mund të rihapen nën masa strikte më 1 mars. Merkel e ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet do të kenë prioritet në çdo lehtësim të masave./abcnews.al