Situata e Covid-19, a gaboi Europa me rihapjen e kufijve?

schedule13:06 - 24 Gusht, 2020

schedule 13:06 - 24 Gusht, 2020

Nga Chris Bryant, Bloomberg

A nuk ishte i mjaftueshëm izolimi për mbajtjen nën kontroll të koronavirusit? Spanja, Franca, Gjermania regjistruan rastet më të larta ditore që kur dolën nga izolimi. Rreziku që Europës po i kanoset nga koronavirusi  po rritet dita-ditës.

Shpresa  e të gjithëve ishte që lehtësoheshin kufizimet e udhëtimit për të shijuar pushimet sepse njerëzit kanë shumë më pak gjasa të infektohen kur ata ndodhen në ambiente të hapura. Ekonomitë europiane varen nga turizmi dhe nuk mund të përballojnë një sezon pa turistë dhe restorantesh bosh. Linjat ajrore dhe hotelet do të ishin në kaos pa prenotime të reja, për këtë arsye ata zbatuan masa të reja higjene duke krijuar siguri tek klientët. Njerëzit ishin të dëshpëruar për të takuar miqtë dhe familjarët e tyre.

Eksperimenti është rikthyer. Ne nuk kemi kaluar ende muajin Gusht dhe rastet po rriten në Europën perëndimore, ndërsa Europa Jug-Lindore, e cila arriti të shmangte  më të keqen nga vala e parë e virusit, është kundër izolimit.

Gjermania mori kritika pozitive për mënyrën si trajtoi virusin gjatë pranverës por regjistroi më shumë se 2,000 raste të reja të Shtunën – rekordi më i madh i rasteve që nga prilli.

Një faktor i madh që ka ndikuar kanë qenë udhëtimet brenda vendeve europiane, përfshirë njerëzit që kanë shkuar me pushime ose kanë vizituar familjen dhe miqtë. Pothuajse 40% e rasteve të fundit në Gjermani  mendohet se janë infektuar jashtë vendit, sipas Institutit Robert Koch.  Situata është e ngjashme me Italinë, ku pothuajse një e treta e rasteve të reja u importuan nga jashtë. Italianët që kanë pushuar në Sardenja kanë importuar virusin në kontinent.

Gjithashtu ka pasur një serë rastesh nga Europa të lidhura me njëra-tjetrën. Franca regjistroi 5000 raste të reja të Dielën. Nuk është çudi që përfaqësuesi i ekonomisë së Bashkimit Europian, Phil Hogan, është nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi mori pjesë në një darkë  me rreth 80 të ftuar, në kundërshtim me rregullat e koronavirusit në Irlandë.

 % e rasteve të reja gjatë udhëtimeve

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel  ka deklaruar se Europa duhet të shmangë mbylljen e kufijve “me çdo kusht”. Lëvizja e lirë është thelbësore për projektin e BE-së, dhe mbyllja e kufijve ka kontribuar në një kolaps të ekonomisë në pranverë. Megjithatë, politikanët nuk mund të injorojnë faktin se njerëzit po infektohen  jashtë vendit.

Për ata që nuk udhëtojnë kurrë jashtë shtetit, për pronarët e bizneseve vendase që kanë vuajtur tashmë koston e izolimit, dhe për stafin mjekësor që duhet të trajtojë një grup tjetër të pacientëve Covid-19, këto zhvillime janë veçanërisht zhgënjyese, përcjell abcnews.al

Numri i shtrimeve dhe viktimave është njësoj me situatën e krijuar në pranverë, por ka më shumë raste në mesin e të rinjve, të cilët zhvillojnë simptoma të buta ose janë asimtomatikë. Zbulimi i më shumë rasteve të importuara tregon se testimet janë përmirësuar. Me afrimin e sezonit  turistik, problemi i testimit  të udhëtarëve duhet të jetë parësor.

Mosha mesatare e rasteve të reja

 

Por dëmi ekonomik është i konsiderueshëm. Ndërkohë lista e vendeve që i nënshtrohen masave izoluese po rritet.

Ekziston gjithashtu një rrezik që rastet e reja do të fillojnë të përhapen nga të rinjtë tek të moshuarit, dhe që shkollat ​​dhe grumbullimet do të duhen të mbyllen përsëri dhe ky është makthi i çdo prindi dhe makthi i ministrit të financave.

Në dy javët e kaluara,  më shumë se 40 shkolla në Berlin kanë raportuar tashmë rritje të rasteve të reja, duke detyruar nxënësit dhe mësuesit të karantinohen sipas Associated Press.

Merkel dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron thonë se ata janë të vendosur për të shmangur bllokimet e reja, por ata duhet të përpiqen që të kenë situatën nën kontroll. Ka shumë qeveri që mund ta bëjnë pa rimarrë masa drakoniane. Është thelbësore që kushdo që vjen nga një zonë me rrezik të lartë të testohet. Në Gjermani kontrollet për udhëtarët që kthehen janë falas. Sidoqoftë, autoritetet lokale shëndetësore nuk kanë gjithmonë aftësinë të monitorojnë personat që kthehen nëse ata janë testuar ose karantinuar. Gjithashtu ka raporte për vonesa të gjata në marrjen e rezultateve.

Numri i testimeve gjatë javës

 

Rastet e reja në Gjermani janë rritur gjithashtu midis prindërve dhe fëmijëve që janë kthyer nga Europa Jug-Lindore. Përpjekja e shoqatës së udhëtimeve gjermane DRV  për të fajësuar migrantët  për këtë dhe për të shfajësuar pushuesit ishte e padobishme. Destinacionet më të preferuara të pushimeve përfshihen dukshëm në listën e rasteve të importuara, përcjell abcnews.al

Pikat e nxehta të përhapjes së koronavirusit

Nga rastet e fundit në Gjermani të importuara, këto ishin vendet ku rastet e reja po përhapeshin me shpejtësi

Rritja e rasteve në Gjermani, për shkak të organizimit të dasmave dhe ahengjeve private nuk ishte aspak tronditëse sepse rregullat rreth grumbullimeve janë të ndryshme. Shteteve federale u lejohet të vendosin vetë  udhëzimet e tyre: Në Berlin, lejohet grumbullimi në më shumë se 500 njerëz. Ndërkohë nga ana tjetër, Anglia  ka kufizuar grumbullimet në më shumë se 30 persona dhe qeveria ka kërcënuar me gjobë prej 10,000 paund (13,000 dollarë) për këdo që shkel karantinën. Irlanda ka shtrënguar kufizimet duke mos lejuar grumbullimin në më shumë se 6 persona. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka deklaruar se nëse do të duhet të bëjmë një zgjedhje midis hapjes së shkollave apo organizimit të festave, vendimi është i qartë.

Në qoftë se Europa nuk merr masat e duhura, vendet mund të detyrohen të ndërmarrin masa më  të ashpra për të mbrojtur popullin e tyre, dukë këshilluar të moshuarit që të qëndrojnë  në shtëpi. Muajt ​​e vjeshtës dhe dimrit nuk do të jenë të lehta por veprimet e menjëhershme  mund të shmangin vështirësitë e panevojshme./Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!