Situata Covid, Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash, fluturimet me Britaninë të pezulluara deri me 1 shkurt

schedule14:03 - 16 Janar, 2021

schedule 14:03 - 16 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë në një konferencë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me situatën Covid në të cilën ndodhet vendi ynë.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se duke parë ecurinë e përhapjes së Covid në vendin tonë do të vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00.

Gjithashtu ajo ka theksuar se për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid në Britani, fluturimet do të vijojnë të jenë të pezulluara deri më 1 shkurt.

“Do të kemi në zbatim masat që kemi dhe që i vlerësojmë se kanë dhënë efekt, në tërësinë e tyre vijojnë punën për procesin e testimit përmes gjithë vendit. Kemi të gjithë kapacitetet e ne lidhje me ilacet.

Puna në 4 spitalet vijon pa ndalur në shërbim të qytetarëve dhe rasteve, ne kemi siguruar të gjithë kapacitetet e nevojshme dhe furnizimet me barna dhe materiale mjekësore në mënyrë që bluzat e bardha të kenë kapacitete e nevojshme për të trajtuar pacientët.

Spitalet rajonale vijojnë vijojnë të kryejnë triazhin në të gjithë strukturat e tyre, ku përveç tamponit bëhet dhe testi i shpejtë. Vijon puna për të gjithë procesin që e kemi nisur të vaksinimit, të mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës COVID. 369 mjekë e infermierë janë vaksinuar ku më pas do të shkojmë te shtëpitë e azileve dhe për të vijuar më pas me të moshuarit mbi 75vjeç duke vijuar me vaksinimin e kombinuar. Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë

Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, i njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek E.albania”, tha Manastirliu. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”, tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!