Situata alarmante në zonën e ish-Kënetës, banorët: Në 25 vite askush nuk ka vënë dorë

schedule13:54 - 11 Tetor, 2020

schedule 13:54 - 11 Tetor, 2020

Kanalet e hapura të ujërave të zeza dhe mungesa e infrastrukturës rrugore janë kthyer në makth për banorët e zonës së ish-Kenetës.

Siç shihet edhe nga pamjet, kanali që përshkon përmes lagjen 18 me lagjen 15 të qytetit bregdetar nuk ndot vetëm zonën, por të gjithë Durrësin.

Nga të dy brigjet e kanalit ngrihen banesa, ku jetojnë me mijëra qytetare që u kërcënohet jeta përditë nga sëmundje të ndryshme infektive që shfaqen si pasojë e ndotjes mjedisore. Banorët shprehen se me këtë situate përballen prej me shume se 25 vitesh dhe pavarësisht ankesave te shumta neper institucionet përgjegjëse nuk është marr asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi.

Bëjmë thirrje qeverisë që të vejë dorë se nuk na kanë bërë as rrugë asgjë”, thonë një banor.

Sipas tyre, kanali i hapur i ujerave te zeza është kthyer në burim infeksionesh.

Në radhë të parë kanalizimet janë ndër problemet kryesore, çdo lagje është e ndarë me rrugica por asgjë nuk ka marrë vëmendje”, ka thënë një banor i lagjes.

Në zonën e ish-Kënetës qe njihet ndryshe si Durrësi i Ri banojnë më shumë se 42 mijë banorë, të cilët janë vendosur në këtë zonë  pas viteve ‘90.

Këta banorë janë ata që vuajnë më së shumti mungesën e infrastrukturës dhe ndotjen mjedisore, pasi këtë zonë e përshkon përmes kanali i madh i ujërave të zeza, i cili është i hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!