Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të organizuar vijoi seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku personazhe të njohura të botës së krimit vijojnë të rrëfejnë episodet për të cilat janë arrestuar.
Konkretisht, Erion Alibej, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka dëshmuar këtë të enjte për herë herë të parë në gjyq.
Ai deklaroi se kontrollonte sistemin TIMS dhe kërkonte çdo informacion për personat që ishte i interesuar.
Alubeaj shtoi i një polici, i dha telefon të enkriptuar.
“Ardian Çollaku më vetëofrohet për të më dhënë informacion, sot është i ndjerë. Por para këtij, dua të sqaroj se unë kam lidhur kontakt me një punonjës policisë që e pajisa me telefon të enkriptuar. Sistemin TIMS unë e kisha në dorë dhe kisha ctë doja. Kërkoja çdo informacion për personat që unë isha i interesuar. Kisha akses me nisej çdo gjë me foto.
Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dalë nje motor që ndiqte Range Rover, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes se ngjarjes, por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor”, tha ai gjatë dëshmisë së tij./abcnews.al