Sistemi Zgjedhor: Kryemadhit i pëlqejnë listat e hapura, por tani nuk është momenti

schedule12:22 - 16 Janar, 2020

schedule 12:22 - 16 Janar, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me marrëveshjen e opozitës dhe mazhorancës për të bërë sëbashku reformën zgjedhore. Ajo tha se sot mblidhet Këshilli Politik që do të vendosë për ligjin zgjedhor, dhe kësisoj është deligjitimuar Komisioni i Reformës dhe vetë Parlamenti.

Ajo u pyet edhe për ndryshimin e sistemit, pra kalimi nga mazhoritar në propocional dhe deklaroi se asaj personalisht i pëlqen propocionali me lista të hapura, por tani nuk është momenti për të ndryshuar sistemin.

“Ne jemi ulur në tryezë me mazhorancën për të respektuar kriteret që ka vendosur Bundestagu gjerman. Pika e parë e axhendës së Këshillit Politik është reforma zgjedhore, nëse realizohet kjo pse jo mund të vazhdohet me pika të tjera”, tha jo.

“Por mund të theksoj se aktualisht problemi nuk qendron tek ne (opozita) por tek Edi Rama. Ai ka të drejtën e vetos në parlament. Ndaj në këtë moment ku jeni ne insistojmë të hyjnë më zgjedhje si të barbartë. Më pas parlamenti i ri dalë nga zgjedhjet e ndershme, pse jo mund të diskutojmë dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor”, shtoi Kryemadhi.

Ajo tha se opozita e bashkuar është në unison sa i takon këtij procesi dhe se detyrimet e opozitës kanë mbaruar me arritjen e këtij konsensusi për reformën zgjedhore duke ia kaluar topin maxhorancës.

“Për LSI-në dhe anëtarët gjithpërfshirja dhe dialogu politik janë e vetmja rrugë. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ecim përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore, një nga kushtet e para të Bundestagut dhe këshilli i ministrave të jashtëm. Për vetë LSI-në integrimi europian është gjëja themelore dhe më e rëndësishme që kanë nevojë shqiptarët. Ne si opozitë e bashkuar jemi në unison sa i takon këtij procesi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!