Sistemi VAR në Kategorinë Superiore, tre stadiume në “lupë” nga FSHF

schedule12:59 - 30 Gusht, 2021

schedule 12:59 - 30 Gusht, 2021

Superiorja nis më 11 shtator dhe këtë sezon do të përdoret sistemi VAR në të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa teste në stadiumet “Selman Stërmasi” dhe Skënderbeu, ndërkohë që do të ketë edhe në stadiume të tjera.

Nesër Laçi pret në shtëpi Kastriotin dhe për herë të parë do të përdoret sistemi VAR. Të shtunën në Kastrioti-Teuta do përdoret edhe në stadiumin e Kamzës që luajnë krutanët. Të dyja sfida nisin në 17:00.

Prova me VAR-in do të bëhen edhe në Rrogozhinë, kur të mërkurën Egnatia vendase do të presë Partizanin në një miqësore që nis prej orës 17:00. /abcnews.al