Sistemi i kualifikimit në Champions League, presidenti i Lyon bën “presion”

schedule22:37 - 19 Gusht, 2020

schedule 22:37 - 19 Gusht, 2020

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka pretenduar se kampionati francez Ligue 1, duhet të çojë katër skuadra në Champions League sezonet e ardhshme, dhe jo vetëm tre. Për këtë kërkesë të tij, ka dhe argumente të forta.

“Franca meriton 4 skuadra në Champions League. Kemi dy skuadra që kanë ecur shumë në këtë edicion të UEFA Champions League. Kjo na lejon të flasim me UEFA-për të kërkuar një ndryshim në sistem. Pavarësisht sulmeve të ndryshëm kundër kampionatit tonë, në Francë po punojmë mirë.

PSG dhe Lyon kanë mundur Atalantan dhe Juventusin, kemi argumente të mjaftueshëm për të çuar përpara idenë tonë. Duke parë se kampionati francez po vonon t’ia bëjë këtë kërkesë UEFA-s, na takon ne presidentëve ta bëjmë”, përfundoi Aulas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!