Sistemi europian i pagesave/ Guvernatori Sejko takon homologun italian, ekspertizë për anëtarësimin në SEPA

schedule15:33 - 14 Mars, 2024

schedule 15:33 - 14 Mars, 2024

Italia do të mbështesë teknikisht Shqipërinë për anëtarësimin në sistemin europian të pagesave i cili ul deri në 7 herë komisionet për trasaksionet. Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko ka takuar homologun Italian Fabio Panneta me të cilin është diskutuar modernizimi i sistemit të pagesave si me BE po ashtu edhe brenda vendit.

Një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment), për të cilin Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane. Pjesëmarrja në SEPA mundëson kryerjen e pagesave ndërkufitare më eficientenë terma të kostos, kohës dhe sigurisë. Nisur nga rëndësia që ka për Shqipërinë anëtarësimi në SEPA, në kuadër edhe të procesit të integrimit evropian të vendit, ai përbën prioritet për Bankën e Shqipërisë, e cila ka përmbushur me sukses të gjitha kërkesat ligjore e rregullatore dhe është plotësisht e angazhuar për të finalizuar procesin e aplikimit brenda muajit qershor 2024.

Guvernatori i bankës së Italisë Fabio Panneta ka theksuar se politika e ndjekur nga Banka Qendrore ka ndikuar në uljen e inflacionit, ndërsa premtoi mbështetje edhe për modernizimin e sistemit të pagesave online brenda vendit.

Mbështetja dhe asistenca e Bankës së Italisë është dhe do të jetë maksimale për zbatimin e suksesshëm të projektit të modernizimit të sistemeve të pagesave dhe ofrimit të klonit të TIPS. Politika monetare e ndjekur dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

Ofrimi i klonit të TIPS është një projekt me rëndësi i cili përfshin përfitime konkrete për Bankën e Shqipërisë në dy drejtime. Së pari, ky projekt i jep tregut dhe ekonomisë shqiptare një infrastrukturë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!