Sistemi bonus malus/ Hebovija: Shoferët më të rregullt bonus nga janar 2026, ka rritje në ‘limitin e përgjegjësisë’

schedule20:56 - 24 Janar, 2025

schedule 20:56 - 24 Janar, 2025

Sistemi bonus malus ka hyrë në fuqi këtë vit dhe do të rregullojë nivelin e primit të sigurimit të mjeteve, ku drejtuesit problematikë të mjeteve do të paguajnë më shumë për sigurimin e mjetit ndërsa më të rregulltit do të jenë të privilegjuar.

Përfaqësuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Fatbardha Hebovija u shpreh se llogaritja e primit, shoferët më të rregullt do të kenë bonus duke nisur nga janari i 2026ës.

Përveç anës materiale të tarifës, aksidentete janë me pasoja kështu që kjo rregullore është një inkurajim për përdoruesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm. Drejtimi i kujdesshëm u jep mundësinë që në llogaritjen e tarifës së primit ato të kenë një bonus që do filloj zbatmin në janar 2026. Përsa i përket sistemit, historiku i dëmeve është një faktor që ndikon qoftë në bonus qoftë në malus.

Për raportin dëme/ prime, ne ushtrojmë mbikëqyrjen tonë dhe që konsumatorët të paguhen sipas llogaritjes së dëmshpërblimeve. Autoriteti po përdor mekanizmat që pagesa e dëmeve të bëhet në masën dhe në kohën e duhur. Kjo rregullore është e detyrueshme të Paguhet por shoqëria e sigurimit mund të përdori faktorë të tjerë në llogaritjen e primit.”

Hebovija u ndal edhe tek vlerat në rast dëmesh ku u shpreh se ka një rritje të limit të përgjegjësisë për 5 vjet.

“Në lidhje me llojin e dëmeve, ka dëme ndaj personit dhe pronës, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.32 është parashikuar një rritje të limitit të përgjegjësisë për 5 vjet. Nëse me ligjin e vjetër ishte 20 milionë lekë, në 2021 u bë 22 milionë lekë dhe për 5 vjet do të shkojë në 35 milionë lekë qoftë për dëme shëndëtesore ose ndaj pronës.

Dëmi ndaj pronës nga 15 milionë lek shkon në 35 milionë lekë për 5 vjet.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!