Siria: Turqia “sponsorizuese” e terrorizmit, Trump po përpiqet që të mbysë popullin

schedule12:07 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:07 - 27 Shtator, 2020

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem  akuzoi Turqinë si sponsorin kryesor të terrorizmit rajonal, duke thënë se Siria do të bënte çdo përpjekje për t’i dhënë fund pranisë ilegale të forcave turke dhe amerikane në tokën siriane.

Turqia, sponsori kryesor i terrorizmit rajonal. Ka nga ata që investojnë, mbështesin dhe ushqejnë terrorizmin, duke lëvizur terroristë nga një rajon në tjetrin dhe nga një vend në tjetrin, të gjithë në shërbim të agjendës së tyre të dyshimtë.

Është e qartë, kur bëhet fjalë për sponsorët dhe financuesit e terrorizmit, regjimi aktual turk mbizotëron. Regjimi turk është një nga sponsorët kryesorë të terrorizmit në Siri dhe rajon. Ai ka lehtësuar kalimin e dhjetëra mijëra terroristëve të huaj në Siri dhe vazhdon të sigurojë të gjitha format e mbështetjes për “al-Nusren”-n dhe organizatat aleate terroriste” tha Muallem.

Walid Muallem gjithashtu sulmoi administratën amerikane të Presidentit Trump, duke e akuzuar atë se po përpiqej të mbyste popullin sirian duke vendosur sanksione. Muallem e krahasoi efektin e sanksioneve me vdekjen e Floyd, afro-amerikanit që solli protestat masive në SHBA./ db/ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!