Siri, organizata humanitare jep alarmin

schedule12:58 - 26 Shkurt, 2018

schedule 12:58 - 26 Shkurt, 2018

Një organizatë humanitare në Siri ka ngritur dyshimet se ushtria e Assad ka përdorur armë kimike në Gutën lindore gjatë bombardimeve. Ndërsa OKB ka bërë thirrje për respektim të armëpushimit.

Observatori kombëtar sirian për të drejtat e njeriut ngre dyshimet se ushtria që mbështet presidentin Bashar al-Assad ka lëshuar një sulm kimik me klor në Al-Shifuniyah, në Gutën Lindore. “Shumë civilë janë patur simptoma të mbytjes, ndërsa një fëmijë ka humbur jetën”, konfirmon OJQ-ja. Megjithatë saktëson se nuk posedon akoma iformacione të detajuara lidhur me këtë ngjarje dhe lloijn e armës së përdorur në sulmet ajrore.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes fjalëve të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, ka lëshuar një apel të ri: “Guta Lindore nuk mund të presë më zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurisë për Sirinë, por armëpushimi duhet të respektohet menjëherë”, nënvizoi ai.

Mësohet se gjatë bombardimeve të fundit në rajonin që gjendet afër Damaskut, janë vrarë mbi 14 persona. Ndërsa në total, për më shumë se një javë në Gutën Lindore kanë humbur jetën rreth 600 persona, mes të cilëve mbi 100 fëmijë.

Por civilët në Siri nuk vriten vetëm nga regjimi i Assad. Observatori Kombëtar për të drejtat e njriut ka njoftuar se të paktën 25 civilë, mes të cilëve 7 fëmijë, kanë humbur jetën për shkak të një sulmi ajror të Koalicionit Ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA. Bombardimi është kryer në një zonë që kontrollohet nga ISIS në lindje të Sirisë në afërsi të kufirit me Irakun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!