Siri, horror në Raqqa/ Zbulohet një varr masiv, dyshohet mbi 200 trupa

schedule11:05 - 22 Prill, 2018

schedule 11:05 - 22 Prill, 2018

Në Siri është zbuluar një tjetër makabritet i militantëve të ISIS. Në qytetin raka është gjetur një varr masiv. Mendohet se në të janë groposur mbi 200 persona.

Një varr masiv, që mund të përmbajë mbi 200 trupa është zbuluar në Raqqa, ish kryeqyteti i Shtetit Islamik në veri të Sirisë.lajmi është shpërndarë nga një funksionar i qytetit, Abdallah al-Eriane. I njëjti  burim ka thënë se deri tani janë nxjerrë rreth 50 trupa të civilëve dhe militantëve.

Varri është gërmuar poshtë një fushe futbolli, në afërsi të një spitali ku mbështetësit e ISIS kanë qëndruar para se të dëboheshin jashtë qytetit në tetor të 2017, kur Raqqa u lirua nga Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Tani, gjashtë muaj më vonë, nga ofensiva ushtarake, varri masiv kthen mbetjet e dhjetëra njerëzve.

“Ishte vendi i vetëm në dispozicion për varrim, i bërë në një mënyrë të nxituar. Militantët qëndronin në spital”, tha zyrtari, duke shtuar se trupat e luftëtarëve u shënuan me emrin e betejës, ndërsa për civilët ishte përdorur emri i tyre.

Ndërkohë, në muajt e fundit janë zbuluar edhe varre të tjera massive, si në Siri ashtu dhe në Irak, në zona që ishin pushtuar më përpara nga xhihadistët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!