Siri, 9 persona të vdekur nga shpërthimet në Damask

schedule10:25 - 9 Maj, 2018

schedule 10:25 - 9 Maj, 2018

Momente tensioni janë regjistruar në Siri mes Iranit dhe Izraelit. Shteti hebre ka goditur disa vendqëndrime të ushtrisë së Teheranit, duke vrarë 9 prej tyre. Gjithashtu ka rrëzuar dhe dy raketa izraelite.

Nuk ka të ndalur dhuna në Siri. Avionët izraelitë hynë në hapësirën ajrore siriane për të zhvilluar një sulm në jug të Damaskut, duke goditur depozita dhe platforma ushtarake dhe duke vrarë të paktën nëntë persona. Kjo është bërë e ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Pas sulmit, mbrojtja anti-ajrore ndërhyri duke shkatërruar dy raketa. Sipas OJQ-së, viktimat mund të jenë pjestarë të rojes revolucionare iraniane ose militantë besnikë ndaj Teheranit.

Bombardimi ka shkaktuar edhe të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka konfirmuar më tej organizata afër militantëve që luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assad. Sulmi ka ndodhur në zonën Kisëeh, pak orë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump të tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Irnain. Drejtori o Observatorit Kombëtar për të Drejtat e NJeriut, ka bërë me dije se dy raketa kanë goditur një depozitë armësh të Hezbollahut dhe ushtrisë iraniane.

Ndërkohë, Izraeli ka hapur vendet e strehimit në Lartësitë Golan, në very të vendit, si dhe ka ngritur nivelin e alarmit me thërritjen e një kontigjenti të vogël rezervistësh për shkak të aktiviteteve të parregullta të forcave iraniane në Siri. Ushtria izraelite ka paralajmëruar se është e gatshme të veprojë dhe se çdo agresion do të marrë një kundërpërgjigje të ashpër. Këto lëvizje vijnë disa ditë pas alarmit dhe kërcënimeve nga Teherani për një hakmarrje të afërt për sulmet, që i atribuohen shtetit hebre, kundër pozicioneve iraniane në Siri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!