Hipotezat ishin të shumta gjatë merkatos së verës, se anësori i mbrojtjes së Bayern Munich, Alphonso Davies do të kalonte te “galaktikët” e Real Madrid, mirëpo asgjë nuk ndodhi dhe 22-vjeçari kanadez po vazhdon “aventurën” e tij te kampionët e Bundesliga.
Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Bild”, “pistoni” i krahut të majtë të fushës, nuk ka ndërmend të vazhdojë dhe për shumë gjatë te Bayern dhe ekipi ku 22-vjeçari dëshiron të vazhdojë karrierën është pikërisht Real Madrid.
Këta të fundit, siç thamë dhe më lart e kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për kanadezin dhe pritet që në verën e vitit 2024, të vijë dhe oferta e parë zyrtare për Davies, ofertë që pritet të kapë vlerën e 50-70 milionë eurove. /i.m /abcnews.al