Sirena hungareze për yllin e Partizanit, Kote merr “lirinë” nga një klauzolë

schedule09:31 - 6 Qershor, 2022

schedule 09:31 - 6 Qershor, 2022

Lëvizje te Partizani. Nga të kuqtë është larguar mesfushori Kristi Kote, i cili kishte edhe dy vite kontratë.

Ai ka marrë pak minuta dhe në kontratë kishte një klauzolë qe e lejonte të dilte i lirë nëse nuk merr një kuotë minutash, sikurse shkruan Panorama-Sport.

Ndërkohë mund të ketë të jeta edhe për Arinaldo Rrapajn. Vlonjati, sipas burimit të mësipërm, ka një propozim nga Ferencvaros.

Hungarezët e kanë vëzhguar dhe kanë nisur bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e spikatur të Partizanit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!