Premier League është e interesuar për shërbimet e lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot. Mesfushori francez këtë sezon nuk shkëlqeu me “Zonjën e Vjetër”, paraqitje të cila nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat angleze, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga situata.
Sipas “Tuttosport” raportohet se janë 3 klube që kërkojnë shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Manchester United, Chelsea dhe Newcastle, të cilat do të përpiqen që në javët në vazhdim të arrijnë te pista Rabiot.
Rabiot do të pranonte të largohej nga Juventusi, pasi kërkon një skuadër ku të ketë minuta në dispozicion, pasi francezi kërkon të jetë në formë për të luajtur në “Katar 2022” me kombëtaren e “Gjelave”. /f.a/abcnews.al