Ylli i mesfushës së kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është khtyer në qendrën e merkatos së verës, pasi disa skuadra kanë shfaqur interes për shërbimet e ish-lojtarit të Partizanit.
Në Skoci e interesuar është skuadra Aberdeen, me këtë të fundit që i ka bërë ofertë MTK Budapest për mesfushorin shqiptarë, ndërsa në Angli interesohet klubi i ish-legjendës, Sir Alex Fergunson që militon në Championship.
Sipas “Oversport” Ramadani madje thuhet se do të kryejë vizitat mjekësore në Shqipëri gjatë grumbullimit që ka nisur me kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja.
Mesfushorit i është ofruar një kontratë 2-vjeçare dhe tashmë pritet që pasi të kalojë vizitat mjekësore edhe të firmosë. /f.a/abcnews.al