Sipërmarrjet/ Ikonomi: Kryesisht janë të vogla e të mesme. Ndërmarrjet e mëdha e kanë më të lehtë të vendosin standardet evropiane

schedule22:43 - 3 Korrik, 2024

schedule 22:43 - 3 Korrik, 2024

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi thotë se në Shqipëri, pjesa më e madhe e sipërmarrjeve janë të vogla e të mesme.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Ikonomi u shpreh se ndërmarrjet e mëdha e kanë më të lehtë të vendosin standardet evropiane, për shkak edhe të buxhetit që kanë.

“Tani që kemi kaluar në screening, tregu i brendshëm, është ajo pjesa që na bie barra ne, duhet ta zhvillojmë ne. Në tregun e brendshëm, përveç gjërave të tjera, që janë sistemet e menaxhimit, janë sistemet e kontrollit të cilësisë, që varen shumë sipas sektorëve. Kur e sheh sipërmarrjen shqiptare, ne e dimë që sipërmarrjet shqiptare, në pjesën e saj më të madhe, është e mesme dhe e vogël. Pak sipërmarrje shqiptare kemi ndërmarrje të mëdha. Ndërmarrjet e mëdha e kanë shumë më të lehtë të vendosin standardet evropiane. Natyrisht që kushtojnë për t’i marrë, janë vullnetare në përgjithësi, në princip standardet, por duhet t’i marrësh, ato kushtojnë dhe pastaj duhet të bësh gati një staf të tërë, i cili është i aftë t’i zbatojë në procesin e prodhimit, tregtimit, menaxhimit”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!