Sipërmarrësja provon fatin në “Kutia 21”: Kam ardhur për qejf. Sa euro mori me vete

schedule20:55 - 28 Janar, 2022

schedule 20:55 - 28 Janar, 2022

Ornela ishte konkurrentja e radhës në game shoë në ABC “Kutia 21” me Enkel Demin dhe Edi Ogën.

Ajo tha se përveç parave kishte ardhur në ekran edhe për të provuar një eksperiencë ndryshe, duke qenë se ajo është edhe sipërmarrëse pasi ka një dyqan lulesh në Kamëz.

Në fund Ornela u gjend përballë shifrave të vogla duke qenë shumat e mëdha dolën nga loja, ndaj zgjodhi të pranojë ofertën.

Ajo u largua në shtëpi me 180 euro ndërkohë që në kutinë e saj kishte 150 euro. /abcnews.al