Sipërmarrësja e njohur ka motër artisten shqiptare: Vazhdojmë të qeshim siç kemi qenë fëmijë

schedule22:36 - 23 Qershor, 2021

schedule 22:36 - 23 Qershor, 2021

Ndoshta jo shumë kush e di, por sipërmarrësja e njohur Antonela Hako ka motër aktoren e famshme Ema Andrea.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo tregoi se Ema është binjake me një vëlla dhe të tre së bashku janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas Antonelës, ata kur takohen vazhdojnë të qeshin po njësoj sikur të ishin fëmijë.

Sakaq, biznesmenia e ka cilësuar Emën një artiste në të tërën, që nga maja e flokut e deri te maja e gishtit.

Motra dhe vëllai janë binjakë dhe le të themi ata të dy janë të pandashëm me një dashuri të frikshme për njëri-tjetrin, po ne që të tre jemi shumë të lidhur dhe kemi një marrëdhënie nuk di të them, nëse kemi ndonjë problem menjëherë e ndiejmë se diçka nuk shkon. Vazhdojmë të qeshim po njësoj siç kemi qenë fëmijë kur takohemi. Edhe ajo është një artiste në të tërë, që nga maja e flokut e deri te maja e gishtit, nuk janë kurrë si ajo. Nuk ka si motra, edhe vëllai është tjetër dashuri”, u shpreh ajo.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!