Sipërmarrësit e Hong Kongut të shqetësuar për ligjin e ekstradimit

schedule08:30 - 12 Qershor, 2019

schedule 08:30 - 12 Qershor, 2019

Përshkallëzohet situata në Hong Kong, ku prej ditësh protestohet kundër ligjit për ekstradimet në Kinë. Mijëra persona kanë bllokuar parlamentin e vendit ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Vijojnë përplasjet e dhunshme në Hong Kong, me policinë që ka përdorur gaz lotsjellës spraj me piper dhe pistoleta me plumba gome për të shpërndarë turmën e mbledhur para parlamentit të vendit. Në rend dite ishte diskutimi për amendamentet ndaj ligjit për ekstradimin, por séanca u shty si pasojë e përplasjeve të para mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Disa prej manifestuesve kanë thyer barrierat duke sulmuar ndërtesën e parlamentit, por forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë reaguar duke hedhur gaz lotsjellës dhe Brenda ndërtesës. Lajmi është konfirmuar nga “South China Morning Post”, sipas së cilës disa deputetë u kanë dhënë shami dhe ujë personave të plagosur nga gazi. Kreu i policisë deklaroi se tash,ë manifestimi klasifikohet një revolucion. Deklarata sjell shumë pasoja për njerëzit e arrestuar.

Pas disa ditësh protesta, manifestuesit arritën që të shtyhet miratimi I ligjit për ekstradimin. Sekretariati i parlamentit konfirmoi lajmin e shtyrjes duke theksuar se nuk ka një datë të caktuar. Mijëra persona sidomos të rinj, kanë bllokuar të gjitha hyrjet e mundshme në selinë e qeverisë. Shumë prej tyre kanë marrë një ditë leje nga vendet e punës apo nga fakultetet ku studiojnë për të manifestuar ndaj modifikimit të ligjit për ekstradimin, që sipas tyre shkel lirinë në territorin kinez gjysmë autonom. Mijëra persona bllokuan qarkullimin me të njëjtën teknikë të përdorur në vitin 2014 nga lëvizja “Occupy”.

Ish kolonia britanike, që nga e diela e kaluar është protagonist e manifestimit më të rëndësishëm të protestës që kur është kthyer nën kontrollin kinez në vitin 1997. Më shumë se një milion persona – sipas organizatorëve – i kërkojnë qeverisë së Hong Kong që të heqë dorë nga projektligji që parashikon ekstradimin në Kinë. Kështu manifestuesit, pjesa më e madhe të rinj, kanë nisur të mblidhen para selisë së qeverisë duke filluar një përplasje në distancë me kryeministrin Kerri Lem, kreu ekzekutiv aktual i Hong Kong që nga 1 Korriku 2017, i cili refuzoi kërkesat e tyre. Protestës I janë bashkuar dhe shumë sipërmarrje./ABC News Albania 24/7