Sipas Rekordeve Guinness, ky është muzikanti më i njohur në botë

schedule12:13 - 27 Mars, 2023

schedule 12:13 - 27 Mars, 2023

Abel Makonen Tesfaye, siç është emri i tij i plotë, është futur në Librin e Rekordeve Guinness si muzikanti me dëgjuesit më të shumtë mujorë në platformën Spotify deri në 111.4 milionë, dhe është gjithashtu interpretuesi i parë që tejkalon 100 milionë dëgjues.

Miley Cyrus është konkurentja e tij më e madhe me 82.4 milionë dëgjues në muaj, e ndjekur nga Shakira (81.6 milionë), Ariana Grande (80.6 milionë), Taylor Sëift (80.2 milionë) dhe Rihanna (78.5 milionë).

Rrjeti TikTok kontribuoi më së shumti në rritjen e popullaritetit të tij, pasi remiksi i duetit të tij me Ariana Grande “Die for You” u bë viral në atë platformë, raporton CNN.

Ndërkohë, The Weeknd u fut në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2016, sepse albumi i tij “Starboy” ishte më i transmetuari në Spotify dhe është gjithashtu i vlefshëm për artistin mashkull solo me qendrimin më të gjatë të javëve të njëpasnjëshme në dhjetë vendet e para në listën e Billboard Hot 100.

The Ëeeknd ka lindur në Toronto dhe e filloi karrierën e tij në vitin 2009 duke postuar në mënyrë anonime muzikë në YouTube.

Dy vjet më vonë, ai u bë një nga themeluesit e XO dhe publikoi përmbledhjet “Ballons”, “Tursday” dhe “Echoes of Silence”.

Ai konsiderohet si një nga interpretuesit më me ndikim në skenën e sotme, për të cilin u vlerësua nga revista Time në vitin 2020.

Kohët e fundit, revista Billboard e quajti këngën e tij “Blinding Lights” si hitin më të madh të të gjitha kohërave, pasi kishte thyer rekord në listën e tyre Hot 100./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!