“Mesazhi” i fortë nga koronavirusi pas shtrimit të Boris Johnsonit në spital

schedule12:04 - 6 Prill, 2020

schedule 12:04 - 6 Prill, 2020

Shumica e njerëzve shërohen nga Covid-19 brenda një jave, madje nuk mund të jenë të sigurt se e kishin virusin, pasi ata me siguri nuk do të testohen. Këshillat janë që të qëndroni në shtëpi, të pushoni dhe të merrni paracetamol. Në 80% të rasteve, me kaq mbaron.

Por këshilla e NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik) është që nëse simptomat – kryesisht kolla e thatë, temperatura dhe lodhja – nuk kanë kaluar deri në fund të një jave, ose ato përkeqësohen, njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Për dallim nga Matt Hancock, Sekretari i Shëndetësisë, i cili zbuloi se kishte Covid-19 në të njëjtën ditë si Kryeministri, Boris Johnson nuk e ka marrë veten brenda javës së parë.

Sipas “The Guardian“, thuhet se ai është pranuar në spital për teste, të cilat mund të përfshijnë skanime të mushkërive për të kontrolluar pneumoninë, si dhe teste gjaku. Ai ka një test diagnostikues për Covid-19, kështu që mjekët do të shohin përparimin e sëmundjes dhe të vërtetojnë se ai nuk ka hyrë në fazën e dytë, ku sistemi imunitar mbingarkohet.

Duke pasur parasysh presionin në rritje në spitale për momentin, nuk ka të ngjarë që ai do të shtrohej aty, nëse mjekët nuk do të kishin shqetësime reale. Teste të vogla mund të kryheshin në “Downing Street”.

Udhëzimet e hershme nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (Nice) sugjerojnë se simptomat e mëposhtme mund të ndihmojnë një mjek për të vendosur nëse një pacient me Covid-19 duhet të shkojë në spital:

-Mungesë e theksuar frymëmarrje ose vështirësi në frymëmarrje.

-Kollë

-Buzë ose fytyrë si në ngjyrë blu.

-Ndjesi të të ftohtit dhe lagështie me lëkurë të zbehtë ose me njolla.

-Kolaps ose rënie të fikëti (sinkopi).

-Humbje imuniteti

-Pak ose aspak uri.

Në javën e parë, njerëzit që janë të aftë dhe të shëndetshëm, me një sistem të fortë imunitar, zakonisht e luftojnë virusin. Por problemet vijnë për disa njerëz në javën e dytë, kur sistemi i tyre imunitar kundërvepron i mbingarkuar nga virusi dhe përfundon duke sulmuar organet e trupit të tij. Kjo është arsyeja pse të sëmurët më seriozë shtrohen në kujdesin intensive dhe shpesh të intibuar.

Të dhënat kineze treguan se 20% e pacientëve shkuan në spital. Rreth 15% kishin sëmundje të rënda, të cilat përfshinin vështirësi në frymëmarrje dhe hipoksi, gjendje ku disa nga indet e trupit nuk marrin një furnizim mjaftueshëm me oksigjen. Kjo mund të shfaqë ankth, konfuzion dhe nervozizëm.

Vetëm 5% u shtruan në kujdes intensive.

Ventilatorët  përmirësojnë  frymëmarrjen e pacientit, duke lejuar mushkëritë të shërohen. Por pacientët gjithashtu mund të kenë nevojë për më shumë kujdes si për zemrën, mëlçinë dhe veshkat e tyre – megjithëse shumë prej atyre që kanë nevojë për ndihmë mekanike kanë sëmundje të mëparshme themelore që i bëjnë ata veçanërisht të prekshëm./abcnew.al