Sipas një studimi të ri, kimikatet toksike po ndotin gjakun e qindra kafshëve

schedule13:45 - 23 Shkurt, 2023

schedule 13:45 - 23 Shkurt, 2023

Sipas hulumtimeve të reja, qindra lloje nga mbretëria e kafshëve në mbarë botën, kanë gjak të kontaminuar me substanca toksike PFAS, të njohura ndryshe si “të përhershme”, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre të madhe.

Megjithëse analiza nuk synon të zbulojë se si ekspozimi ndaj substancave PFAS ndikon në jetën e egër sipas Guardian, provat në disa nga studimet e mëparshme tregojnë se kimikatet ka të ngjarë të sëmurin kafshët. Analiza është bërë nga një organizatë jofitimprurëse që monitoron kontaminimin PFAS, Grupi i Punës Mjedisor (EËG), duke zhvilluar një hartë interaktive që tregon se cilat specie kafshësh janë studiuar, ku janë analizuar dhe nivelet dhe llojet e PFAS të gjetura në gjakun e tyre.

Studiuesit kanë gjetur kimikate në një sërë speciesh duke përfshirë pandat, akrepat, tigrat siberianë, breshkat, kuajt, qentë, planktonin, luanët e detit, derrat e egër, lundërzat dhe guaskat e detit. Gjerësia e ndotjes është “dëshpëruese”, tha shkencëtari i lartë i EËG, David Andrews. “U deshën gjashtë dekada kërkimesh te njerëzit për të kuptuar me të vërtetë se si këto kimikate ndikojnë në biologjinë tonë në mënyra kaq të ndryshme, dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se të njëjtat efekte nuk vlejnë edhe për jetën e egër”.

PFAS janë një klasë prej rreth 12,000 kimikatesh që përdoren shpesh për të bërë mijëra produkte të konsumit rezistente ndaj ujit, njollave dhe nxehtësisë. Ata nuk shpërbëhen natyrshëm dhe janë të lidhura me kancerin, sëmundjet e mëlçisë, stresin e veshkave, komplikimet e fetusit dhe probleme të tjera serioze shëndetësore, shkruan abcnews.al.

Studiuesit kanë gjetur rreth 120 lloje të përbërjeve PFAS në gjakun e kafshëve, megjithëse ky numër ka të ngjarë të jetë më i lartë sepse kufizimet në aftësitë e testimit e bëjnë të vështirë identifikimin e shumë prej kimikateve. Ndikimi në shëndetin e kafshëve mbetet i paqartë, por vitin e kaluar studiuesit në Karolinën e Veriut gjetën çrregullime autoimune të ngjashme me lupusin në aligatorët që jetojnë në ujë të kontaminuar nga një fabrikë e afërt PFAS në pronësi të prodhuesit kimik Chemours. Studiuesit gjetën gjithashtu prova të problemeve të sistemit imunitar në breshkat e detit të Paqësorit të Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!