Sinqeriteti i Papu Gomez: Jam dështak nga pika e bardhë, emri s’ka vlerë

schedule21:22 - 25 Prill, 2020

schedule 21:22 - 25 Prill, 2020

Alejandro ‘El Papu’ Gomez, fantazisti i Atalantas, foli me fansat e tij në Instagram LIVE, ku iu përgjigj disa pyetjeve. Më shumë vëmendje, mori përgjigja e Gomez kur u pyet pse nuk i gjuan më penalltitë.

“Ai që shënon më shumë gola, del në gazeta. Sot, askush nuk sheh se çfarë po bën, askush nuk e sheh nëse ke krijuar 10 raste për gol. Është një gjë shumë e rëndë, pasi është e rëndësishme për mua edhe nëse një mbrojtës arrin të krijojë raste për gol.

Të gjitha këto gjëra nuk janë parë, por futbolli është i tillë. Mua personalisht nuk më intereson, më pëlqen të shënoj, por di të bëj shumë gjëra të tjera.

Pse nuk gjuan penalltitë? Sepse humba katër prej tyre me radhë dhe nuk dukej e drejtë që t’i godisja sërish. Nuk do të thotë asgjë fakti që jam numri 10 dhe emri im është “Papu”, nuk duhet të dënoj skuadrën. Duhet të stërvitem, nuk jam mirë në goditjen e penalltive. E di që Muriel është një fenomen, ai di si të shënojë dhe i ka goditur”, përfundoi Gomez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!