Ndoshta ky është versioni i tij më i mirë. Janis Sinner jo vetëm mund të festojë fitoren e turnout “Paris Masters” në Francë, dhe rikthimin në krye të renditjes botërore, por edhe të jetë i lumtur me lojën e tij.
Tenisti italian e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme kryeveprën e tij në kryeqytetin botëror të kulturës, duke mundur 2-0 në finale kanadezin Ozhe-Aliasimë.
Finalja nuk ishte e lehtë pasi rezultati 2-0 me sete ishte me shifrat 6-4 e 7-6, por gjithsesi Siner projektohet I madh nëse e sheh gjithçka që ai bëri në Paris.
Italiani 24-vjeçar nuk humbi asnjë set dhe tani ka 26 fitore radhazi në salla të mbyllura.
Nuk mund të harrohen triumfet e thella ndaj rivalëve më të fortë si Zverev apo Shelton.
Mediat europiane dhe botërore e cilësojnë si “Mbreti I sipërfaqeve me çimento”.
Siner ka tani 11 500 pikë në krye të renditjes botërore ATP, ndaj 11 250 të spanjollit Karlos Alkaraz.
Dy rivalët e mëdhenj do të jenë përballë në turneun tepër të rëndësishëm të Finaleve Masters në Torino, që nuk është një Grand Slem, por që vlerësohet si i tillë.


