Një tjetër kurorë e madhe. Është Jannik Sinner fitues i Grand Slemit të parë të vitit, Australian Open.
Tenisti Italian triumfoi në finalen ndaj gjermanit Aleksandër Zverev zhvilluar në Arenën “Rod Lejvër” në Melburn.
Suksesi ishte 3-0 dhe rezultati I seteve 6-4, 7-6 e 6-3.
Pavarësisht forcës fizike, shtatlartësisë dhe përvojës së rivalit, sërish djaloshi I lindur në Tirolin e Jugut pati talentin me shumicë për të mos lejuar të papritura, e madje për të mos humbur asnjë set.
Aspak gjë e vogël në një finale të tillë.
Gjithsej, italo-austriaku humbi vetëm dy sete në 7 ndeshje në Melburn.
Ky ishte Grand Slemi I tretë I fituar nga Siner në karrierë, ndërsa Australian Open ishte fituar edhe vitin e kaluar.
Në moshën 23-vjeçare, italiani konfirmohet si numri 1 I renditjes botërore dhe si një nga pasardhësit më të denjë të treshes së madhe të përbërë nga Gjokoviç, Nadal e Federer.
Pas fitores, erdhën disa vlerësime dhe falenderime.
“Së pari doja ta nisja me Sashën. Ishte një ditë e vështirë për ty, por edhe për stafin dhe familjen tënde. Unë mund të të them vetëm që të vazhdosh të besosh në vetvete sepse të gjithë e dinë se sa I fortë je ti. Vazhdo të punosh fort. Doja të flisja për skuadrën time. Kemi punuar shumë që të jemi në këtë moment. Ju falenderoj të gjithëve, edhe pse disa prej jush nuk janë këtu. Është e mrekullueshme të fitojmë dhe ta ndajmë fitoren së bashku. Dua të falenderoj trajnerin Darren Kejhill, për të cilin është viti I fundit që punon me mua. Është kënaqësi që ta ndaj këtë sukses me ju”.
Siner është padyshim një njeri I paracaktuar për të triumfuar në këtë sport.
Vjet në janar fitoi titullin e parë Grand Slem në karrierë, pikërisht në Australian Open, duke realizuar një përmbysje të madhe ndaj rusit Danil Medvedev.
Më pas, në shtator fitoi Grand Slemin e dytë, US Openin në Nju Jork, pasi mundi në finale amerikanin Tejlër Fric.
Ndërsa Gjokoviç dalë nga dalë po largohet, dyshja që do të dominojë tenisin pritet të jetë ajo e përbërë nga Janis Siner dhe spanjolli Karlos Alkaraz, që në moshën 21-vjeçare ka fituar 4 Grand Sleme./abcnews.al


