“La Gazeta delo Sport” shkruajti me të drejtë se ai nuk është Karlos Alkaraz. Edhe pse spanjolli mbetet numri 1 I botës, Janik Siner tregoi tjetër mentalitet në start të aventurës së tij në “Paris Masters”.
Në një turne të rëndësishëm, tenisti italian u tregua tepër serioz, dhe u duk në formë shumë të mirë, në fitoren e lehtë ndaj rivalit belg, Zizu Bergs. Rezultati ishte një 2-0, me shifrat e seteve 6-4 e 6-2, pra Janik erdhi në “kreshendo”.
Sinerit iu desh 1 orë e 27 minuta për të përfunduar veprën e tij të artit në kryeqytetin e Francës, dhe për të kaluar në raundin e tretë. Turin e parë, ai dhe 7 tenistët e tjerë më të mirë sipas renditjes, e kaluan automatikisht.
Ndeshja pasardhëse do të jetë përballë argjentinasit Serundolo, që cilësohet gjithashtu një pengesë e kapërcyeshme. Eliminimi I papritur që në fillim I Karlos Alkarazit I jep mundësi italianit 24-vjeçar që të synojë numrin 1 të renditjes botërore.
Këtë ai mund ta arrijë nëse fiton titullin në Paris, diçka krejtësisht e mundshme, por që nuk mund të cilësohet e sigurt, ndërsa në garë janë edhe kampioni në fuqi, Aleksandër Zverev, Medvedev si dhe yje të tjerë./abcnews.al

