Sinjale pozitive nga Spanja për rifillimin e sezonit të lënë përgjysmë. Komiteti Superior i Sportit dha “ok”-in në lidhje me administrimin e testeve serologjike për futbollistët, teksa Real Madrid ka fiksuar datën e rikthimit të skuadrës në stërvitje.
Masat e sigurisë do të jenë të ngjashme me ato të Gjermanisë, vend nga i cili është kopjuar protokolli sanitar. Marca raporton se djemtë e Zidane do të kthehen në Valdebebas (qendra stërvitore) në datë 11 maj. Stërvitja do të kryhet duke respektuar rregullat e rrepta shëndetësore.
Lojtarët do të stërviten individualisht dhe do të mbajnë distancat e tyre të sigurisë. Për më tepër, të gjitha zonat e zakonshme të qendrës sportive do të mbyllen dhe lojtarët do të largohen menjëherë drejt shtëpive të tyre pas përfundimit të seancave stërvitore. /abcnews.al