Sinjale largimi, Tuchel e lë Brojën në Londër ndërsa ekipi fluturon për në Amerikë

schedule15:06 - 9 Korrik, 2022

schedule 15:06 - 9 Korrik, 2022

Pasi mbaroi huazimin e tij me Southampton, Armando Broja u rikthye te ekipi i tij i Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka patur shpresën se do të kishte mundësinë të kishte minuta të shumta në sezonin e tij për Chelsea, sidomos pas largimit të Lukakut.

Gjërat nuk po shkojnë siç Broja kishte parashikuar dhe i ka bërë të qartë klubit se nëse nuk e konsiderojnë pjesë të ekipit, atëherë ta shesin dhe jo ta lëshojnë me huazim.

Tuchel tashmë ka vendos të mos e marrë me vete në turin përgatitor në Amerikë, të paktën jo me grupin e parë të thërritur.

Këto janë akoma edhe më shumë shenja se Tuchel ndoshta nuk e konsideron bomberin shqiptar si pjesë të ekipit titullar.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se Broja mund të bashkohet me ekipin javës tjetër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!