Sinjal SOS, jahti rrezikon mbytjen 3 milje nga bregdeti i Durrësit

schedule21:55 - 9 Maj, 2019

schedule 21:55 - 9 Maj, 2019

Një jaht me 3 turistë austriakë ka lëshuar sinjalin SOS, pasi rrezikon mbytjen 3 milje nga bregdeti i Kallmit në Durrës.

Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Durrësit. Mësohet se forca e detit është 6 ballë. Dyshohet se jahtit me 3 turistë i është fikur motori nga moti i keq.

Ndërkohë Rojet Bregdetare me një rimorkiator janë nisur për t’i ardhur në ndihmë turistëve të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!