Sindikata reagon pas mbledhjes së qeverisë në Dibër

schedule15:38 - 12 Nëntor, 2017

schedule 15:38 - 12 Nëntor, 2017

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë paralajmëron protesta përballë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që sipas saj nuk po zbaton urdhërin e përbashkët të 3 ministrive për ngritjen e grupit të punës për trajtimin e statusit të minatorit.

Reagimi vjen pas mbledhjes së qeverisë që u zhvilluar në Dibër, ku sipas sindikalistëve, kryeministri Edi Rama anashkaloi këtë shqetësim të banorëve të kësaj zone që për nga rëndësia vjen pas Rrugës së Arbrit.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, deklaroi gjithashtu se LSI po e përdor politikisht statusin e minatorit, pasi sipas saj, tetë vjet në pushtet nuk u kujtua për këtë çështje./abcnews.al