Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka dorëzuar padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe nje kompanie private te kontraktuar prej saj per pastrim, lidhur me pagesat e punëtorëve gjatë grevës që kanë mbajtur vitin e kaluar, gjate se ciles shprehen pakenaqesine per pagat e ulta.
Kryetari në këtë sindikatë, Jusuf Azemi ka theksuar se kërkesat e tyre kanë qenë legjitime dhe presin një vendim sa më të shpejtë nga gjykata lidhur me rastin.
“Kerkesat tona kanë qenë të ligjshme dhe legjitime, dhe pas gjithë kësaj Inspektoriati i Punës i ka propozuar kompanisë që brenda tre ditëve t’i paguajë gjitha obligimet që kanë ndaj punëtorëve gjatë kohës së grevës dhe këta punëtor t’i kthejnë në vendet e tyre të punës”.
Azemi deklaron se mbi 1 mijë euro është vlera e pagesës qe puntoret nuk kane marre ende.
“Kompania e ka ditë dhe e dinë që ne nuk jemi fajtor, por, problemet e brendshme që ka në Parlamentin e Kosovës janë probleme të tyre…Vlera e pagesës konsiderojmë se përgjatë gjithë kësaj kohe sa do të qëndrojnë jashtë procesit të punës, këto duhet të kenë një pagesë rreth 400 euro, dhe vetëm për nëntor, dhjetor dhe janar, janë 1 mijë e 200 euro për secilin person”, ka shtuar Azemi.
Puntoret protestuan per me shume se nente jave, derisa Kuvendi ndryshoi kontratën me kompanine ne fjale, duke i kerkuar operatorit rritje page.
Kompania zgjodhi t’i largonte nga puna, duke i zevendesuar ata me te tjere./abcnews.al