Një burrë që tentoi të shpërthente një bombë pranë Kapitolit në SHBA është dorëzuar. Sipas raportimit të mediave në vend, ai është një simpatizant i ish-presidentit Donald Trump.
Prezenca e tij pranë Kapitolit shkaktoi një përgjigje të fortë sigurie rreth e qark selisë së Kongresit Amerikan ku episodet e dhunës nga sulmi i 6 janarit janë ende të “freskëta”.
“Personi i vënë në pranga i tha oficerit që shkoi ta kontrollonte se kishte një bombë ndërsa në dorë mbante një detonator,” shpjegoi shefi i policisë së Kapitolit Thomas Meiner.
Nuk dihen ende motivet që e çuan mbështetësin e Trump të kërcënonte me bombë Kapitolin. /abcnews.al/