Trajneri i Atl Madrid, Diego Simeone, ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen pas eliminimit të klubit madrilen nga Champions League, sipas mediave spanjolle.
“Një moment i vështirë, por nuk do të jap dorëheqjen. Jam kokëfortë dhe për sa kohë të jem në klub do të insistoj që të marrim trofeun në Ligën e Kampionëve, gjë që na duhet”, tha Simeone.
Trajneri argjentinas ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2024. Ai ka qenë trajner i klubit madrilen që nga viti 2011 dhe me Atleticon fitoi dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy Liga të Evropës dhe dy Superkupa Evropiane.
Simeone humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit në 2014 dhe 2016. /G.D abcnews.al/