Inter dhe Atletico Madrid do të përballen së bashku javën e ardhshme, të martën në mbrëmje, në kuadër të 1/16 të Champions League, ku pritet të jetë një duel i zjarrtë.
Do të jetë një ndeshje fantastike pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta që janë pretendentë për të ecur shumë në këtë kompeticion. Diego Simeone do të rikthehet në “Meazza” , por kësaj here si trajner dhe si kundërshtar i Interit, klub me të cili ai ka veshur fanellën në të shkuarën. Tekniku argjentinas ka folur me fjalë të mëdha për zikaltërit, duke evidentuar ecurinë fantastike të tyre këtë sezon, teksa nuk ngurroi të lavdërojë edhe dy prej lojtarëve të Inzaghit.
“Interi është skuadrë më në formë e momentit në Europë dhe jo më kot ka fituar Superkupën dhe kryeson Serie A me numra të frikshëm.
Luajnë përmendësh me njëri tjetrin dhe kjo falë punës së shkëlqyer që ka bërë Simone Inzaghi, pastaj kanë dy mbrojtës si Pavard e Bastoni, që përveç fazës mbrojtëse, marrin pjesë edhe në sulm, pasi kanë cilësi të mëdha teknike”, u shpreh Simeone./ h.ll/abcnews.al